Milori: Rama po luan një rol që ndërkombëtarët ia kanë dhënë, nuk është faktor për ndërmjetësimin

Aktuale

Milori: Rama po luan një rol që ndërkombëtarët ia kanë dhënë, nuk është faktor për ndërmjetësimin

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:05
Mirela Milori

Gazetarja e Klan News, Mirela Milori thotë se për situatën në veri të Kosovës, Kryeministri Rama po kërkon të luajë një rol që ia kanë dhënë ndërkombëtarët.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Milori shprehet se për ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk beson se do të ishte një faktor i madh Rama.

Mirela Milori: Kurti bëri një ndërhyrje në veri që ngriti peshë të gjithë diplomacinë ndërkombëtare. Në këtë histori, i vetmi që nuk ka lëvizur është Kurti. Rama ka dashur që shpeshherë t’i afrohet Kurtit. Nuk i është dhënë Kurti kësaj miqësie me shpirt dhe Rama ka shkuar në pozicionin e tij fillestar.

Rama po kërkon të luajë një rol që ndërkombëtarët ia kanë dhënë. Për ndërmjetësimin nuk besoj që do të ishte një faktor i madh Rama sa të dilte me “leje mësuese të shkoj unë”. I duhet atyre dhe e bën Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat