Hoti pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, ekonomi e në marrëdhënie me jashtë

Aktuale

Hoti pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, ekonomi e në marrëdhënie me jashtë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 08:32
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, ne ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.

Hoti tha se vetëm në një situatë normale mund të këtë zhvillim me të mirë për qytetarët e Kosovës pa dallim.

Reagim i Hotit vjen si pasojë e anulimit të mbledhjes mes dy qeverive, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.

Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.

Vetëm në një situatë normale mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat