Fitore Pacolli i thotë Perëndimit: Demokracitë nuk sanksionojnë demokracitë

Aktuale

Fitore Pacolli i thotë Perëndimit: Demokracitë nuk sanksionojnë demokracitë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:23
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e ka cilësuar si absurde mundësinë që BE-ja t`i vendos sanksione Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se demokracitë nuk sanksionojnë demokracitë.

Sipas saj, ato bashkëpunojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Është absurde me mendu se duhet me u sanksionu Kosova e cila politikat e saj i ka në përputhje të plotë me vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian. Demokracitë nuk sanksionojnë demokracitë. Ato bashkëpunojnë dhe mbështesin njëra tjetrën. Është marrëzi me kërku prej Kosovës me shkel mbi parimet demokratike që vet BE e ka ndihmuar Kosovën t'i ndërtoj”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat