“Vuçiqi do të dështojë”

Aktuale

“Vuçiqi do të dështojë”

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:42
Aleksander Vuçiq

Shef i stafit në kabinetin e presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka postuar në Twitter një foto të hartës së vendit tonë, me lokacionin ku sot është bërë rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.

Ai shprehet se ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm dhe se lirimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë është i domosdoshëm.

“Kosova nuk do të përkulet kurrë para banditokracisë së Vuçiqit.

Ai do të dështojë!”, shkroi Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat