Shefi i Presidencës: Kosova nuk do të përkulet kurrë para turgokracisë së Vuçiqit

Aktuale

Shefi i Presidencës: Kosova nuk do të përkulet kurrë para turgokracisë së Vuçiqit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 20:01
Ilustrim

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një hartë të Kosovës ku Serbia ka kidnapuar tre policisë kosovarë.

Ai ka thënë se ky veprim i regjimit të Vuçiqit nënkupton përshkallëzim të rrezikshëm.

Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit . Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm. Lirimi i menjëhershëm i punonjësve të policisë është i domosdoshëm. Kosova nuk do të përkulet kurrë para turgokracisë së Vuçiqit. Ai do të dështojë”, ka shkruar Vela.
Pas arrestimit të tre zyrtarëve policor, reagimet ishin të shumta.
 




 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat