Sveçla: Ushtria e Serbisë ishte futur rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës

Aktuale

Sveçla: Ushtria e Serbisë ishte futur rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 20:37
Xhelal, Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili është duke qëndruar në vendin ku janë rrëmbyer tre zyrtarë policorë të Kosovës, nga xhandarmëria serbe, ka deklaruar se ata kishin hyrë rreth një kilometër brenda territorit të Kosovës.

Ai e ka cilësuar si të papranueshëm një veprim të tillë të Serbisë, duke e cilësuar si një incident jashtëzakonisht të rëndë.

“Ushtria e Serbisë është futë rreth 600 metra në territorin e Kosovës, apstaj kanë vazhduar në grupe të ndara në këmbë, dhe janë futë diku 1 km brenda territorit të Ksoovës, dhe kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë nga njësiti kufitar, të cilët tash edhe me vetë deklarimin e Serbisë janë të arrestuar. Kjo është e papranueshme por ëshë incident jashtëzakonisht i rëndë”, ka thënë Sveçla.

Tutje ai ka thën se rrëmbimi i policëve të Kosvoës, ka ndodhur si shenj hakmarrje ndaj arrestimit të Milun Milenkoviq-it, i njohur me nofkën “Lune”.

“Është e qartë se është bërë në shenj të hakmarrjes për arrestimit të kriminelit Lune. Serbia kriminele… është duke vepruar njëjtë, përmes këtyre sjelljeve kriminale, duke tentuar ta minoj rrugën tonë në shtetndërtimin, dhe pengimin e sovranitetit. Nuk do t’ia dalë të na zbrapsë edhe të na ndalë, jemi në të drejtën tonë dhe to veprojmë sipas ligjit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat