Berisha: Serbët janë fut në territor të Kosovës, policëve u kanë dalë pas shpine

Aktuale

Berisha: Serbët janë fut në territor të Kosovës, policëve u kanë dalë pas shpine

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 21:13
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, duke u bazuar në informacionet që pretendon se i posedon, ka deklaruar se Xhandarmëria e Serbisë, ka hyrë në territor të Kosovës, dhe u kanë dalë prapa shpine policëve të Kosovës dhe pastaj i kanë rrëmbyer.

“Kam kontakte me policinë, ata janë kapur nga vija e kufirit 150 metra në territor të Kosovës. Sipas informacioneve, policët i kanë vërejtur lëvizjet e tyre në drejtim të kufirit. Duhet përcjellur komunikimin që janë bërë në ato rrethana. Ata janë fut në territorin e Kosovës, i kanë dalë pas shpine, pas një joshje, këto janë veprime taktike, dhe i kanë kapë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk është hera e parë, që Serbia vepron ngjashëm si në këtë rast.

“Nuk është e mundur t’i ofrohesh policisë përballë, kur ka armë në dorë. Kur thërret nga pas shpine, ndal se të vras, cdo lëvizje është vdekjeprurse.Nuk është hera e parë, që Serbia kanë bërë këso veprime. Aziz Kelmendin e kanë vrarë, e kanë vendos te rrethojat e kazermës. Kanë gjujt në rojën e postës, dhe e kanë faturu se ai ka gjujt dhe e kemi vrajtë në ikje. Kjo është një lloj Pande, për ta arsyetuar atë cfarë po do me arrit Serbia”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat