Basha: Sulmi ndaj KFOR-it dhe rrëmbimi i policëve, arsye e mjaftueshme që Kosova nuk është destabilizuese

Aktuale

Basha: Sulmi ndaj KFOR-it dhe rrëmbimi i policëve, arsye e mjaftueshme që Kosova nuk është destabilizuese

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:01
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se sulmet ndaj KFOR-it dhe kidnapimi i zyrtarëve policorë nga forcat speciale serbe, duhet të jenë argumente të mjaftueshme që ndërkombëtarët ta kuptojnë që Kosova nuk është arsye për eskalim të situatës në veri.

Madje, Basha shtoi që kryeministri i vendit, Albin Kurti, takohet në baza ditore me QUINT-in.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm, kryeministri Kurti takohet me QUINT-in takohet në baza ditore. Ne duhet t’i bindim për dy gjëra, e para është që Policia e Kosovës nuk përbën kurfarë kërcënimi për veriun e vendit dhe e dyta, të cilat janë veprime të Serbisë, sulmet ndaj KFOR-it dhe kidnapimi i policëve, duhet të iu jepet atyre mjaftueshëm argument për ta kuptuar që Kosova nuk është arsyeja për eskalimin e situatës në veri të vendit”, deklaroi Basha.

Kujtojmë që sot në Leposaviq janë kidnapuar tre zyrtarë policorë nga forcat speciale serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat