Deputeti i VV-së ‘këmbëngulës’: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, ka masa

Aktuale

Deputeti i VV-së ‘këmbëngulës’: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, ka masa

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 00:40
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se nuk ka asnjë sanksion ndaj Kosovës nga ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se ka masa por të cilat edhe mund të diskutohen, por nuk janë sanksione.

“Nuk ka asnjë sanksion. Nuk ka asnjë sanksion, vetë amerikanët thonë se s’ka sanksione. Flitet për masa të caktuara, por edhe ato mund të diskutohen. Unë besoj se nuk k aa rsye për masa, ne num mund ta diktojmë sjelljen e BE-së ndaj Kosovës. Unë jam  bindur se s’duhet masa ndaj Ksoovës. Pse masa ndaj Kosovës?’’, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se kosova nuk ka bërë ndonjë veprim që meriton sanksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat