Kusari: Kurti do të duhej menjëherë ta anulonte vendimin ndaj Klanit

Aktuale

Kusari: Kurti do të duhej menjëherë ta anulonte vendimin ndaj Klanit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:36
Flutura Kusari

Këshilltarja e lartë ligjore e Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të duhej ta anulonte vendimin e MINT-it ndaj Klanit.

Sipas Kusarit, në këtë mënyrë Kurti do ta ndërpriste përkeqësimin e shpejt të lirisë se mediave, teksa tha se edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajadari, do të duhej të jepte përgjegjësi për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Një lloj përgjegjësie që shkon kështu pas mediave, ose në të kundërten, e ky është një shembull që vendoset edhe për ministrat tjerë. Pra, ministrat që janë të ndërlidhur me tatime, me licenca të tjera, normalisht që do ta shohin këtë ministre, do ta shohin reagimin e Kurtit dhe pastaj do ta krijojnë përshtypjen se qenka në rregull t’i përdorin procedurat e tyre, autoritetin kundër mediave”, tha Kusari.

Tutje, ajo tha se Kurti është me rëndësi të pyetet rreth vendimit ndaj Klan Kosovës nga të gjithë gazetarët.

Unë në emër të Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias do të sigurohemi që t’i informojmë të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për atë se cka i ka ndodhur Klan Kosovës”, tha Kusari./KK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat