Spahiu kritikon ndërkombëtarët: Po përdoremi si karrem për Serbinë - mund të na bllokohet kufiri me Shqipërinë

Aktuale

Spahiu kritikon ndërkombëtarët: Po përdoremi si karrem për Serbinë - mund të na bllokohet kufiri me Shqipërinë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:28
Nexhmedin Spahiu

Nexhmedin Spahiu, analist politik, ka thënë në Pressing të T7 se çfarëdo që të bëjë Kosova sërish do të marrë kritike nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas, Spahiut, Kosova po përdoret si karem për strategji të mëdha politike, duke shtuar se mund të ketë edhe sanksione ndaj Kosovës.

Një ndër masave shtrënguese, Spahiu e përmendi edhe mundësinë që të mbyllet kufiri me Shqipërinë.

”Këtë rast jemi duke u përdorur si një karrem, në strategjinë e tyre edhe po akuzohemi, prandaj mund të kemi edhe masa shtrënguese, mund të ndodhë edhe të suspendohet liberalizimi, që të na ndalen fondet, që të na bllokohet kufiri me Shqipërinë”, ka thënë Spahiu.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova nuk mund të zgjedhë në mes SHBA-ve, Kinës ose Rusisë.

Sipas tij, këtë “mundësi” po e ka Serbia të veprojë si e pavarur, për këtë SHBA-ja e dëshiron brenda influencës së saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat