“Në veri s’o ka bëhet luftë’’- Bulliqi i tensionuar: Kurti s’po gabon, po vendos rend e ligj

Aktuale

“Në veri s’o ka bëhet luftë’’- Bulliqi i tensionuar: Kurti s’po gabon, po vendos rend e ligj

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:49
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka folur rreth vendimeve që kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë për veriun e vendit, sa i përketë vendosjes së kryetarëve në komuna.

Bulliqi tha se Kurti nuk është duke gabuar, sepse nuk është duke bërë asgjë joligjore dhe këto veprime se dëmtojnë komunitetin atje.

‘’Unë nuk e di çka ka që s’është duke u trajtu, sepse institucionet tona s’janë duke kryer asgjë tjetër veç veprime ligjore që një shtet normal i bën. Unë nuk mund të them se është duke gabuar ( v.j Kurti) sepse veprimet që janë duke u bërë nuk janë veprime që duhet ta dëmtojnë dikë, ose që ju drejtohen një popullate ose komuniteti brenda territorit të Kosovës. Të gjitha këto veprime janë duke u bërë me qëllim të ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe luftimit të krimit të organizuar në veri të vendit.’’, tha ai.

Ai gjatë një debati me panelistët ka thënë se në veri s’o bëhet luftë, duke renditur disa elemente e duke thënë se po mundohet me u vendos rend e ligj.

‘’Atje nuk është ka bohet as luftë, as nuk po terrorizohet populli serb. Krejt e din e dinë edhe bota demokratike. Atje është duke u munduar me u vendosë rend edhe rregull. I ki nja 7 baza policisë së Kosovës që s’i ke pas kurrë, një infrastrukturë rrugore që e ka mundësuar mos bllokimin e veriut me dy makina sic ka ndodhur. Është ka funksionon komuna me qeta kryetarë. Votën e këtyre njerëzve kemi me marrë, së pari do të krijojmë rrethana që ata me dal të lirë me votu.’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat