Përplasen Shpejtim Bulliqi dhe Halil Matoshi, përmendin edhe Beogradin!

Aktuale

Përplasen Shpejtim Bulliqi dhe Halil Matoshi, përmendin edhe Beogradin!

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:02
Shpejtim Bulliqi, Halil Matoshi

Përbërja e Qeverisë në të kaluarën, duke pasur edhe ministra që ishin të Listës Serbe, ka përplasur anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi dhe komentatorin politik, Halil Matoshi.

Matoshi duke marrë një shembull se si në të kaluarën zgjedhjet në veri janë mbajtur në mënyrë normale, me fletëvotim me logo të KQZ-së, Bulliqi iu kundërpërgjigj duke i thënë se kanë ardhur në pushtet ministra, që s’t kanë dhënë përgjegjësi asnjëherë, po i kanë dhënë Beogradit.

‘’Kanë dhënë përgjegjësi se kanë qenë pjesë e pushtetit. Edhe ju e keni mbajt Goran Rakiqin e plus Albin Kurti ka thënë se është konstruktiv në barrikada.  E ki kategori kushtetuese, edhe na i kemi qu disa ministra Jabllanoviqa etj po, s’ o me rëndësi kjo:, a thënë Matoshi.

‘’Po Beogradi i ka zgjedh, ju ka dhanë atynve përgjegjësi. Edhe ata ministrat ‘phantom’ që i keni majt këtu në Prishtinë e iu keni dhënë para e tenderë. E ka mbajt po si e ka bë shkeljen e parë u shku në shtëpi.’’, ka thënë Bulliqi.

Tutje debati ka agravuar edhe më shumë duke folur për integrimin e serbëve në institucione të Kosovës, ku Matoshi ka marrë shembull edhe dekoratën nga Vuciqi që ish-eprori serb i Policisë së Kosovës kishte marrë pas largimit nga PK-ja.

‘’800 policë kanë qenë me flamurë të Kosovës në veri, kanë qenë të trjanuar nga SHBA-ja e Policia. Pse një epror i tyre shkon e ka qejf me marrë dekorata në Beograd. Mos harroni se plot nga ju të Kosovës keni shku keni marrë dekorata në Shqipëri, qytetar nderi, hero i popullit, hero i punës etj etj. Nuk mundesh m’i largu serbët e Kosovës prej Beogradi. Mundesh me i josh, me i thanë duje shtetin tonë po edhe Beogradin. S’mundesh me i thanë një shqiptari mos e duj Shqipërinë.’’, ka thënë Matoshi gjatë debatit.

‘’Kush? Pse kush ia ka ndalu? Qysh ki me i joshë qata serbë të Kosovës drejt institucioneve të Kosovës duke ia lanë kriminelët mbi kokë me ta e ata s’guxojnë me lëviz prej tyre’, iu kundërpërgjigj Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat