Thaçi: Perëndimi dëshiron ta tërheqë Serbinë nga orbita ruse, Kosova instrument për kusuritje

Aktuale

Thaçi: Perëndimi dëshiron ta tërheqë Serbinë nga orbita ruse, Kosova instrument për kusuritje

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:14
Jusuf Thaçi

Jusuf Thaçi, analist politik, ka thënë se Kosovës i konvenon një Serbi pro-perëndimore, por thotë se kjo nuk duhet të realizohet në dëm të Kosovës.

Në Pressing të T7, Thaçi ka thënë se “Kosova tash është instrument për kururitje”.

“Kohën kur perëndimi dëshiron me tërheqë nga orbita ruse Serbinë, Kosova është instrument për kusuritje”, ka thënë ai.

Thaçi ka deklaruar se qëllimi i perëndimit është i mirë, por kjo s’duhet ta dëmtojë Kosovën.

“Është qëllim i mirë, jo vetëm për perëndimin, pore dhe për Serbinë, edhe për neve. Por jo nëse çmimin me pagu ne”, ka deklaruar ai.

Ai në vazhdim, ka deklaruar se Kosova nuk është në pozitë të favorshme, por shton se është në të drejtën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat