Maliqi: Vuçiqi politikisht është një njeri i vdekur që ecën

Aktuale

Maliqi: Vuçiqi politikisht është një njeri i vdekur që ecën

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:16
Agon Maliqi

Politologu Agon Maliqi ka treguar se pse bashkësia ndërkombëtare po e mbështet presidentin serb.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se vendet perëndimore po e mbështesin Aleksander Vuçiqin për t’a qetësuar opinionin serb.

Sipas tij, kjo po bëhet për shkak të luftës në Ukrainë.

“Një pjesë e mbështetjes mund të jenë transaksionale për shkak të armëve të Ukrainës. Por kjo është më shumë një përpjekje për të qetësuar opinionin më të gjerë publik serb të shqetësuar nga implikimet e kolapsit të Rusisë: “Ne mund t’ju mbrojmë!”, ka shkruar Maliqi.

Ai ka vlerësuar se presidentin serb për ndërkombëtarët duket njeri i dobishëm për ta zgjidhur çështjen me Kosovës.

Maliqi ka shkruar se Vuçiqi politikisht është një njeri i vdekur që ecën.

“Mendoj se kjo është ajo që donte të thoshte Chollet kur u pyet në Kongres për korrupsionin e Vuçiqit dhe tha: “Ne po provojmë diçka!” Vuçiq mbetet i dobishëm për të “zgjidhur Kosovën”, por ai politikisht është një njeri i vdekur që ecën. Pra, qasja është më shumë si “përqafimi i tij deri në vdekje”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat