​Abbott reagon në rastin e Klan Kosovës, i kërkon institucioneve të kenë kujdes

Aktuale

​Abbott reagon në rastin e Klan Kosovës, i kërkon institucioneve të kenë kujdes

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:03
Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, për pezullimin e certifikatës së regjistrimit të biznesit të televizionit Klan Kosova.

Abbott ka shkruar në Twitter se vendimi për licencën e biznesit të Klan Kosova, është ende subjekt ankimi.

“I kërkoj institucioneve përkatëse të mendojnë me kujdes për çdo masë të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e medias në Kosovë”, ka shkruar ai.

Paraprakisht ka reaguar edhe ambasada e ShBA-së në Kosovës, ku ka treguar se po e përcjellin nga afër këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat