Avokati Koci: Lënda ndaj tre policëve është bartur në një gjykatë më të ulët, kjo e hapë rrugën që me presion politik policët të lirohen

Aktuale

Avokati Koci: Lënda ndaj tre policëve është bartur në një gjykatë më të ulët, kjo e hapë rrugën që me presion politik policët të lirohen

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:27
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka thënë se Prokuroria serbe ka vendosur që lëndën penale të tre policëve kosovarë të kidnapuar – t’a bartë prej departamentit special të Gjykatës së Lartë në Beograd, në Gjykatën Themelore në Kralevë.

Sipas Kocit, bartja e rastit në kompetencë të Gjykatës Themelore, do të thotë që policët e Kosovës të cilët janë kidnapuar nga forcat serbe do të ngarkohen për vepra penale për të cilat janë paraparë dënimet më buta.

“Kjo natyrisht, e hapë rrugën që më presion politik, pastaj eventualisht të lirohen”, ka thënë Koci.

Ai ka njoftuar se sapo ka biseduar me njërin prej avokatëve në Beograd, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Postimi i plotë:

Prokuroria serbe ka vendosur që lëndën penale të tre policëve kosovarë të kidnapuar - t’a bartë prej departamentit special të Gjykatës së Lartë në Beograd, në Gjykatën Themelore në Kralevë.

Bartja e rastit në kompetencë të Gjykatës Themelore, do të thotë që policët tanë do të ngarkohen për vepra penale

për të cilat janë paraparë dënimet më buta.

Kjo natyrisht, e hapë rrugën që më presion politik, pastaj eventualisht të lirohen.

P.s

Posa bisedova me njërin prej avokatëve në Beograd, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat