Miftaraj: Shoqëria civile që iu ka bashkuar pushtetit nuk duhet të hesht për raportet me SHBA-të

Aktuale

Miftaraj: Shoqëria civile që iu ka bashkuar pushtetit nuk duhet të hesht për raportet me SHBA-të

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 13:16
Ehat Miftaraj,

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka bërë një shkrim për pjesëtarët e kabinetit të qeverisë Kurti.

Miftaraj tha se një armatë e pjesëtarëve të shoqërisë civile që janë pjesë e kabinetit të qeverisë Kurti, më parë, ndër vite kanë marrë iniciativa, kanë bërë protesta, deklarata e komunikata kundër ish qeverive që kanë dashur të devijojnë kundër aleancave me ShBA-në e BE-në.

‘’Nje armate e pjesetareve te shoqerise civile sot jane pjese kabinetit te qeverise Kurti. Nuk jane 5, 10, 20 po mbase numri shkon mbi 100. Sa iniciativat, sa protestat, sa deklaratat, sa komunikatat i kemi publiku se bashku nder vite me te njejtit kunder ish qeverive qe kane bere perpjekje me i cenu vlerat demokratike ne republiken e Kosoves, ose kur kane deshte me deviju kunder aleancave me SHBA dhe BE’’- ka shkruar Miftaraj në rrejtin social ''Facebook''.

Ai shtoi se këta të njejtit sot, nën petkun e pushtetit po heshtin e kërcënojnë ose këshillojnë që të mos kritikojmë pushtetin.

‘’Te njejtit sot ne petkun e pushtetit po heshtin, e jo rralle edhe na kercenojne ose keshillojne qe te mos kritikojme pushtetin. Pushteti eshte kalimtar, Kosova dhe vlerat demokratike te saj jane te perjetshme’’- shtoi Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat