Lajçi “godet” Haradinajn: Është i djegur të dijë për këto tri sene, veriu e Çakorri s’i bien ndërmend

Aktuale

Lajçi “godet” Haradinajn: Është i djegur të dijë për këto tri sene, veriu e Çakorri s’i bien ndërmend

Nga: A.Zh Më: 16 qershor 2023 Në ora: 13:39
Ramush Haradinaj dhe Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajçi, në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj po dëshiron të bëhet prapë “kryeministër”, përcjell Bota sot.

Ai ia ka kujtuar ish-kryeministrit të Kosovës dhënien e Çakorrit, Malit të Zi.

Reagimi i plotë:

Ndoshta s’e keni ditë

Se:

- Ramushi asht ba merak mu ba edhe nji herë Kryeministër!

Mandej me ditë a asht spiun Albini.

- N’fund, (dhe ma s’shumti), me ditë ku asht kanë ajo Zana duert me kanë: - të daja a të jarani?

Për këto tri sene asht i djegun me ditë, se veriu si bjen ndërmend, me sa Çakorri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat