Kurti: Akuzat për terrorizëm kundër tre policëve mesa duket janë hedhur poshtë

Aktuale

Kurti: Akuzat për terrorizëm kundër tre policëve mesa duket janë hedhur poshtë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 13:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se, mesa duket, prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar të Kosovës, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve.

Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.

“Dua ta falënderoj Departamentin amerikan të Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Kjo është rruga përpara”, tha ai.

“Së pari, këta policë duhet të kthehen, por, në të njëjtën kohë, Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta dënojë me vendosmëri dhe qartë agresionin e Serbisë në Kosovë”, shtoi Kurti.

Ai, po ashtu, tha se NATO-ja duhet ta dënojë shkeljen që, sipas tij, i bëri Serbia Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë më 1999.

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor.

Qeveria e Kosovës e konsideron aktin si “rrëmbim” në territorin e saj. Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat