Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës viziton familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Aktuale

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës viziton familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:36
Imer Zeqiri viziton familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, kolonel Hilmi Pacolli, Avni Tahiri dhe Eset Xhata kanë vizituar familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe.

Zeqiri u mirëprit nga nga familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës.

“Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer”, thuhet në komunikatën për media.

Kryetari i Sindikata së PK-së kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policorë, sepse sipas tij, është shkelje e çdo marrëveshjeje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare “sepse zyrtarët policorë kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës për ta mbrojtur integritetin e vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat