Halimi për sulmin ndaj gazetarëve: I papranueshëm, në këtë situatë të rëndë kërkohen veprime të matura të politikës

Aktuale

Halimi për sulmin ndaj gazetarëve: I papranueshëm, në këtë situatë të rëndë kërkohen veprime të matura të politikës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:39
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka dënuar sulmin e grupeve kriminale në veri ndaj gazetarëve që po qëndronin pranë Komunës së Leposaviqit.

“I papranueshëm akti barbar i sulmit të ekipit të RTK-së dhe kameramanit Bardhi Bekteshi, nga kriminelë të maskuar e të infiltruar në masë, në veri të vendit”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka thënë tutje se në këtë situatë  kërkohen veprime racionale e të matura të politikës dhe masa të shpejta e proporcionale të mekanizmave të zbatimit të ligjit.

Zëdhënësja e LDK-së ka shtuar se kërkohen dhe veprime të menjëhershme të mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë.

Këtë të premte grupet kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë Komunës së Leposaviqit.

Në pamje shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga kriminelët serbë që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat