Haxhiu: Gjykata ka dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, që u rrëmbyen në Leposaviç

Aktuale

Haxhiu: Gjykata ka dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, që u rrëmbyen në Leposaviç

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:47
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia përmes presidentit Vuçiq.

Ajo përmes një shkrimi ne facebook ka thënë se gjykata në Serbi ka dhënë masën e paraburgimit për 30 ditë për policet e Kosovës të rrëmbyer në Leposaviç.

Sipas Haxhiut, vlerat perëndimore dhe demokratizmi i shoqërisë duhet të jenë presion ndaj shtetit serb, pasi orkestrimi i institucioneve të drejtësisë nga Vucici nga pasoja në Ballkan.

Postimi i plotë:

Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq.

Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviç.

Por për çfarë?

Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan.

Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve.

Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat