“Si s’ju vjen turp e Zoti ju marroftë” - ‘Shpërthen’ në akuza Halil Geci, ja çfarë thotë për Baton Haxhiun dhe Edi Ramën

Aktuale

“Si s’ju vjen turp e Zoti ju marroftë” - ‘Shpërthen’ në akuza Halil Geci, ja çfarë thotë për Baton Haxhiun dhe Edi Ramën

Nga: N. Sh. Më: 16 qershor 2023 Në ora: 17:11
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar ashpër pas kidnapimit të zyrtarëve policorë të Kosovës, nga shteti fashist serb.

Ai po kërkon që të bashkohet spektri politik në Kosovë.

Këtë kërkesë Geci e ka bë përmes një postimi në Facebook, ku thërret që mos të bëhen argat të kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe Baton Haxhiut.

Geci tutje thotë se Eskobari tregoi se nuk është kundër Kosovës e as Albin Kurtit, ndërsa për Borrelin theksons e po flet në emër të Evropës dhe nuk po i shohin kriminelët serb por po e godasin Kosovës.

Shkrimi i plotë i Gecit:

Bashkohuni o lapera, mos u bëni argatët e Vuqiçit, Ramës dhe Baton Stanishiqit, e të Rusisë.

Evropa po e shet demokracinë lirë te kriminelët që po udhëheqin shtetet kriminale Serbinë dhe Rusinë, dhe te shitësit e atdheut dhe përkrahsit e tyre Edi Kristaqi dhe Stanishiqi i Drenicës heroike Baton Haxhiu.

Eskobari ju tregoj të gjithve se nuk është kundër Kosovës, as kundër Albinit, e ju pse kundër?!

Si s’ju  vjen turp e Zoti ju marroftë, e mos mbetët pa ju marruar.

Borelli po flet në emër të Europës, e Europa nuk po e sheh krimin dhe kriminelët, po e godet Kosovën për së shtriri!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat