Isa Mustafa: Vetëmenaxhimi më shumë se asociacion

Aktuale

Isa Mustafa: Vetëmenaxhimi më shumë se asociacion

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 19:30
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se termi “vetëmenaxhim” do të thotë më shumë se asociacion.

“Vetëmenaxhimi është më shumë se Asociacioni, është asociacion plus.  se në marrëveshjen qoftë të 2013 ose 2015 nuk kemi pasur konceptin e vetëmenaxhimit por vetëm të asocimit si koordinim ndërmjet komunave serbe por jo që ata të kenë të drejtë që ata të vetëmenaxhohen, sepse është e vështirë të tregohet se cka i bie,.  por kuptohet se ata pastaj kanë të drejtë të marrin vendime vetë pa të pyetur fare për shkencën, arsimin e të tjera”, ka thënë Mustafa në Info Magazinë.

Ai tha se në marrëveshjen e Ohrit e atë të Brukselit, pala kosovare është munduar t’i ikë në mënyrë formale termit Bashkësi e Komunave Serbe.

“Vetë fakti që në marrëveshjen e Ohrit dhe të Brukselit është futur pika 7 që flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, flet që me çdo kusht dëshirojnë që t’i ikin nëse jo në mënyrë substanciale, atëherë në mënyrë formale t’i ikin termit bashkësi e komunave serbe, apo Zajednicës, edhe tani dëgjova që serbët në veri po kërkojnë që të fillohet me implementimin e pikës 7 të marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Mustafa po ashtu theksoi se kur Kosova donte ta bënte Asociacionin Serbia refuzonte.

Ai shtoi se Asociacioni Kosovës i është imponuar nga OKB-ja, pas vendimit të GjND-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat