Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Të lirohen policët e Kosovës, e patolerueshme sjellja e Serbisë

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Të lirohen policët e Kosovës, e patolerueshme sjellja e Serbisë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 20:32
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka qenë prezent në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Në fjalën e tij ai ka kërkuar kthimin në shtëpitë e tyre të tre policëve nga Kosova që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të Kosovës.

NATO duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK-së si një institucion themelues që do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët. Njohja e Kosovës dhe integrimi i saj euroatlantik janë hapa të rëndësishëm drejt garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha Peleshi.

Ndërkaq, ministri theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca duhet t’i japë rajonit të Ballkanit. Ai dënoi sulmet e fundit të dhunshme kundër trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

Ne mbështesim plotësisht mandatin e KFOR-it dhe punojmë intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, shtoi më tej Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat