​Kurti për sulmet e gazetarëve: Diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim

Aktuale

​Kurti për sulmet e gazetarëve: Diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:17
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj sulmeve të gazetarëve në veri.

Kurti ka thënë se grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët.

Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tutje ka shkuar se sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë.

Kryeministri Kurti përmend me emra gazetarët e lënduar në veri.

“Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat