Besimtarët myslimanë nisen për në Haxh

Aktuale

Besimtarët myslimanë nisen për në Haxh

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:28
Besimtarët myslimanë

Besimtarët myslimanë ditën e sotme janë nisur drejt vendeve të shenjta, për ta kryer kushtin e pestë të Islamit që është shkuarja në Haxh.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka njoftuar se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, ku do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve, më 17, 18 dhe 19 qershor.

Njoftimi i plotë:

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – haxhin.

Në përcjellje të tyre, përveç familjarëve të shumtë, doli edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u uroi besimtarëve rrugë të mbarë dhe haxh e ibadete të pranuara.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve, më 17, 18 dhe 19 qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat