Numër më i vogël protestuesish në Leposaviq, kjo është gjendja aktuale

Aktuale

Numër më i vogël protestuesish në Leposaviq, kjo është gjendja aktuale

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 10:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas një dite ku protestuesit sulmuan gazetarë e kameramanë në Leposaviq, mëngjesi atje duket të jetë i qetë.

Edhe për shkak të të reshurave të shiut, raporton Kosovo-onllajn, para objektit të komunës, sot ka më pak protesutes.

Vizita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë që protestuesit të revoltohen, duke gjuajtur me ngjyrë drejt veturës së tij.

Më pastaj, protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe mediat të cilët po përcillnin zhvillimet në këtë komunë.

E shtuna është dita e 20 e protestave në Leposaviq pas vendosjes së kryetarit Lulzim Hetemi në objektin komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat