Kurti në 80 vjetorin e veprimtarit Ukshin Hoti viziton shtëpinë muze të tij

Aktuale

Kurti në 80 vjetorin e veprimtarit Ukshin Hoti viziton shtëpinë muze të tij

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:26
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në 80 vjetorin e lindjes së veprimtarit të njohur shqiptar, Ukshin Hoti ka vizituar shtëpinë muze të tij.

“Në 80 vjetorin e lindjess së veprimtarit e atdhetarit prof. Ukshin Hoti, te shtëpia muze e tij”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti në shtëpinë muze të veprimtarit Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës, ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe, me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burgim.

Më 16 maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat