Tetë imazhe negative që ka krijuar Kosova pas tensioneve sipas Halimit

Aktuale

Tetë imazhe negative që ka krijuar Kosova pas tensioneve sipas Halimit

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:56
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, pas tensioneve në veri, ka thënë se në këtë situatë mos koordinimi me aleatët, Kosova politike ka prodhuar më shumë pasiguri si dhe imazh negativ.

Halimi, përmes një postimi në Facebook ka radhitur tetë imazhe që sipas saj janë zhvilluar pas situatës në katër komunat veriore në Kosovë.

“1. Vend tensionesh ndëretnike me tendencë përshkallëzimi permanent, i pasigurt për investime; 2. Policë afër pensionimit, të kidnapuar nga xhandarmëria Serbe; 3. Gazetarë të sulmuar nga huliganë serb në veri dhe masa administrative ndaj mediave, si mekanizma frikësimi në Prishtinë; 4. Një kryetar komune i ngujuar në zyre dhe subjekt tallje në rrjete sociale”, ka shkruar Halimi.

Tutje, ajo ka radhitur masën ndëshkuese përmes instrumenteve paralajmëruese nga ShBA dhe BE.

“5. Nën masa ndëshkuese përmes instrumente paralajmëruese nga ShBA dhe BE; 6. Përjashtimi i FSK nga stërvitja me NATO-n, “Defender Europe 2023’; 7. Mospjesëmarrje e Ambasadorëve të shteteve mike në pritjen shtetërore me rastin e çlirimit; 8. Kosova nën masa diplomatike të trajtimit me heshtje!”, ka përfunduar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat