Kurti për rastin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve: Na duhet e vërteta, na duhet drejtësia

Aktuale

Kurti për rastin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve: Na duhet e vërteta, na duhet drejtësia

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:21
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për rastin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti dhe të zhdukurve të tjerë ka thënë se duhet drejtësi e përgjegjësi.

Ai duke folur për letrën që Andin Hoti, i ka shkruar Serbisë pas marrëveshjes së Ohrit, ku ka kërkuar hapjen e arkivave.

“Na duhet e vërteta, na duhet përgjegjësia, na duhet drejtësia”, ka thënë Kurti

Kryeministri ka thënë Ukshin Hoti është ka vetëm datë të lindjes por jo edhe të vdekjes.

“Profesor Ukshin Hoti ka vetëm një ditëlindje, 17 qershorin 1943 po pa një datë vdekje. Ky takim i sotëm, mëngjesi ku vendosem lulet të freskëta në shtëpinë e tij muze, thuajse e vërtetojnë se Ukshin Hoti mund të ketë vetë një datëlindjes por jo edhe të vdekjes. Nuk ka ditë të vdekjes sepse njeriu 80-vjeç është gjallë dhe nuk ka ditë të vdekjes është ende i pagjetur”, ka thënë Kurti, në ceremoninë për 80-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe intelektualit, Ukshin Hoti.

Kuri ka bërë thirrje për mobilizim qytetarë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat