Ky është personi që shpëtoi nga aksidenti në lumin Lepenc, kërceu nga vetura

Aktuale

Ky është personi që shpëtoi nga aksidenti në lumin Lepenc, kërceu nga vetura

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 06:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Shkupit, ku një veturë ra në lumin Lepenc.

Nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Burime të medias pohojnë se Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Shkupit.

Tre pasagjerë të tjerë në veturë vazhdojnë të mbesin të pagjetur.

Njësitet e kërkim-shpetimit janë aktivizuar për të gjetur edhe pasagjerët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat