E dhimbshme: Vdesin tre familjarët që ranë në lumin Lepenc, ky është njoftimi i Behgjet Pacollit

Aktuale

E dhimbshme: Vdesin tre familjarët që ranë në lumin Lepenc, ky është njoftimi i Behgjet Pacollit

Nga: A.Zh Më: 18 qershor 2023 Në ora: 07:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre anëtarët e familjes Pacolli që ranë në lumin Lepenc afër fshatit Orman të Shkupit pas një aksidenti me veturën e tyre janë gjetur të vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Ai nuk ka treguar nëse ka lidhje familjare me këtë familje, por Shkëlqim Pacollit, pasagjerit që ishte në veturë e që shpëtoi, i ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë.

Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.

Raportohet se 21 vjeçari ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat