Familja nga Kosova bie me veturë në lumin Lepenc, Sveçla: 30 pjesëtarë të kërkim shpëtimit janë në vend e ngjarjes

Aktuale

Familja nga Kosova bie me veturë në lumin Lepenc, Sveçla: 30 pjesëtarë të kërkim shpëtimit janë në vend e ngjarjes

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:59
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me aksidentin që  ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc.

Ministri ka njoftuar se ka qenë në  vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht në  vendin ku ka ndodhur aksidenti ndodhën 3o pjesëtarë të Policisë  së Kosovës.

“Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi”, ka deklaruar ai.

Tutje, ministri ka shtuar se “institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat