Policia tash e katër muaj pa shtesa, Hoti: Mungesë e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve

Aktuale

Policia tash e katër muaj pa shtesa, Hoti: Mungesë e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:34
Policia e Kosovës

Tash e katër muaj Policia e Kosovë nuk marrin shtesat rrezikshmërisë në punë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo po tregun mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri.

Postimi në Facebook:

Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat