“Veriu i Kosovës, njësoj si lufta e Vlorës”, Nexhmedin Spahiu: Ja rolin e kujt po luan Rama

Aktuale

“Veriu i Kosovës, njësoj si lufta e Vlorës”, Nexhmedin Spahiu: Ja rolin e kujt po luan Rama

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:54
Profesor Nexhmedin Spahiu

Profesor Nexhmedin Spahiu tha për Euronews Albania se tensionet në veri të Kosovës atij i kujtojnë luftën e Vlorës, ndërsa tha se kryeministri Rama në këtë betejë në rastin më të mirë do jetë si Eeqerem Bej Vlora, i cili u pendua që nuk e përkrahu atë luftë.

Profesor Spahiu tha se në këtë situatë, Kurti po përfaqëson popullin e tij, nga i cili është zgjedhur për të bërë pikërisht atë që po bën, ndërsa tha se kryeministri shqiptar me draft-statutin e Asociacionit që propozoi i ka dalë në krahë presidentit Vuçiç, duke e lënë të vetme Kosovën.

“Albin Kurti përfaqëson popullin e Kosovës pasi është i zgjedhuri legal dhe legjitim. Kur them legal natyrisht kuptohet se zgjedhja e tij është njohur nga të gjithë kundërshtarët e tij dhe legjitim pasi ka një legjitimitet shumë të madh pasi e ka zgjedhur mbi 51%. Deri më tani kemi një rezultat ku ai ka avancuar në përmbylljen e sovranitetit të Kosovës. Ka domethënie të madhe që flamuri i Kosovës vendoset edhe në veri të saj.

Unë këtë e kam krahasuar më luftën e Vlorës në vitin 1920. Sepse deri në luftën e Vlorës shteti shqiptar e kishte ekzistencën e tij në pikëpyetje dhe e kishin gjithë botën kundër. Madje edhe familjet që kontribuan më shumë për pavarësinë ishin kundër.

Unë nuk mund të them se Eqerem bej Vlora nuk ishte patriot por ai e mbarti këtë peng gjithë jetën sepse ata nuk e përkrahën pasi menduan se ishte një ngritje koke. Në rastin më të mirë Edi Rama është si Eqerem bej Vlora, por ky i fundit nuk u hodh në kampin italian,  në rastin më të keq me propozimin e draft-statutit për Asocicaionin ai u bë krah i presidentit Vuçiç”,-tha profesor Nexhmedin Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat