Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova ia mësyejn bregdeteve shqiptare

Aktuale

Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova ia mësyejn bregdeteve shqiptare

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:37
Ilustrim

Si çdo vit mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete.

Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar. Ndërsa në afërsi të doganës kosovare të Vërmicës, nuk pati kamionë të shumtë me targa serbe.

Kujtojmë se prej tre ditësh automjete te transportit te mallrave me targa te Serbisë, qëndruan në kufirin Shqipëri –Kosovë, kjo sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, për të mos lejuar asnjë mjet te Serbisë, për të hyrë në territorin e Kosovës, deri në një urdhër të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat