“Jo! Albini se ktheu Serbinë”/ Çun Lajçi i ashpër me opozitën, ua numëron këto gjëra - përmend edhe Baton Haxhiun!

Aktuale

“Jo! Albini se ktheu Serbinë”/ Çun Lajçi i ashpër me opozitën, ua numëron këto gjëra - përmend edhe Baton Haxhiun!

Nga: M.H. Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:11
Çun Lajçi

Aktori shqiptar, Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “sulmet” që opozita po vazhdojnë të kenë kundër kryeminstrit Kurti.

Lajçi iu përmend të gjitha dëmet që opozita e tanishme për 20 vite i ka bërë Kosovës, duke iu drejtuar që për të njejtat tani mos ta fajësojnë Kurtin, përcjell “Bota sot”.

“Albini s'asht n'gazep prej luajve, por prej hienave që i ka n'Kuvend”, u shpreh ndër të tjera aktori.

Postimi i plotë

Jo! Albini se ktheu Serbinë

Po nisem për Kosovë. Zvicërrën po ua la mërgimtarëve me pak libra shkrua do-si-do! Por, para se të mbrrijë, dua t'me tregoni: - a ka mbetë edhe dikush që s'e ka mësua Albinin se si flihet, se çka andrrohet, se si hahen qërshiat? Edhe ato të p...ta?

- Se, për patriotizëm s'e keni kursye fare, ju që jeni të zhveshun e të zbathun nga atdhedashuria!

Njeni i paska tregua se çka don me thanë PATRIOTIZËM! - me u martua me nji grua shqiptare i paska thanë, asht patriotizëm se jo mahi!

- Demek, ti s'je patriot se gruen e ke norvege!

Këto marri i ndëgjon vetëm të t'marrët që hundën e vet e fusin n'yzderhanën e huej!

Nji tjetër i paska thanë: - ti s'je patriot se e ktheve Serbinë n'Kosovë. E largove Amerikën! Na anmiqësove me evropën!

Mua mu kujtua Kadriu që kishte kcye prej helikopterit, tue u ngutë me shkelë Kosovën pa shkie. Kështu t'pakten thoshte zëdhënsi i Thaçit, tani i Ramës, Batoni i Fazli qelit!

- Kadriu me zanin e hollë i thoshte: - Albin, mbaje mend, ti ke me pru Serbinë n'Kosovë?

- Ramushi, si ai luani i shtëpisë filmike Gold Mayer, e pyeste: - a je spiun i Gjingjiqit apo i Vuçiqit. Kallxo!

- Ganja i hapte krahët e thoshte; - Albini skyfter n'Parlament e pulë para Vuçiqit!

Por, harruet se të gjitha këto të zeza i batë ju dhe para se tu thoshte ky juve, u ngutet t'i thoni ju këtij!

Ju e keni ditë çka keni nëshkrua të Trapi! M'falni, Trampi! I keni çelë rrugët. Edhe urat i keni ndërtua që Serbia të kthehet ravançe. Veç asht tue u kujtua, si n'kangën e Demë Ahmetit: - a ti biem "Stara Mitrovicës" apo, ti biem "Stara Vuçitërrnës".

Mua, nji plak i vjetër m'kujtohet t'me ketë thanë. - burr asht ai që e barson farën e huej e ia mëson gjuhën e vet dhe e kthen n'dinin e vet.

Albini s'asht n'gazep prej luajve, por prej hienave që i ka n'Kuvend!

Markes asht i randë për juve, por kam kujtua se t'pakten At Zef Pëllumbin e keni lexua: - shqiptarit e keqja ma e madhe i vjen prej shqiptarit!

Jo! Albini se ktheu Serbinë, edhe përkundër nënshkrimeve e pëlqimeve tueja! Tri parti punuen 20 vjet në dam t'Kosovës, e tani fajtorin e kërkojnë të Albini!

Jo zotni jo! Shkundni xhepat e shitni tokat e babës, (ato që i bletë me nga 5 eu arin), e ndërtojeni digën e Ujmanit që t'mos e përmbytë Kosovën, se mbeteni pa Kullat tueja me djersën e popullit!

Curich,19.06.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat