Senatorja amerikane: ShBA nuk dëshiron Republikë Serbe në Kosovë

Aktuale

Senatorja amerikane: ShBA nuk dëshiron Republikë Serbe në Kosovë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:19
Jeanne Shaheen

Shtetet e Bashkuara nuk duan një Asociacion të Komunave të banuara me shumicë serbe e cila do të mund të shkaktonte probleme në Kosovë siç është rasti me “Republika Srpska”-n në Bosnje-Hercegovinë, ka thënë senatorja demokrate amerikane Jeanne Shaheen.

Por, ajo beson që një model i pranueshëm mund të gjendet.

Gjithashtu Shaheen u shpreh se vendet mosnjohëse të BE-së duhet inkurajuar për ta njohur shtetësinë e Kosovës.

 “Nuk e duam një gjendje ku do të bëhej një si republikë e pavarur që do të shkaktonte problem në vend (Kosovë), polemika e konflikte. Sidoqoftë, unë mendoj se ekistojnë mënyra për themelimin e Asociacionin që do të gjente mbështetjen e qytetarëve serbë dhe kosovarë”, ka thënë ajo për Zërin e Amerikës.

Duke folur për nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta shohin jetësimin e saj; ndërsa u shpreh se ShBA po ashtu ka dhënë perspektivën e saj se si do të dukej një Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Tjetër gjë që është e rëndësishme është përpjekja për inkurajimin e vendeve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat