Hasani: Dekani i Juridikut Avni Puka nuk ka doktoratë nga Italia, ka mashtruar

Aktuale

Hasani: Dekani i Juridikut Avni Puka nuk ka doktoratë nga Italia, ka mashtruar

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:48
Fakulteti i Juridikut

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënive Ndërkombëtare Enver Hasani e ka denoncuar Avni Pukën, Dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina".

Ai tha se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali në Universitetit La Sapienza”.

Në një letër që Hasani ia ka dërguar Qerim Qerimit Rektorit të UP’së “Hasan Prishtina” ka thënë se autoritetet e Universitetit “La Sapienza” ia kanë konfirmuar se Avni Puka nuk ka kryer doktoraturën në këtë institucion.Në letrën e ish -Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që është edhe ligjërues në UP.

Më poshtë mund ta lexoni një pjesë të letrës së Hasanit bashkë me dëshmitë që ai i ka ofruar Rektorit.

I nderuar Rektor Qerimi,

"Në vijim të këtyre rreshtave, ju do të gjeni përshkrimin tim të një mashtrimi të madh, të provueshëm, që kolegu ynë Avni Puka, dekan aktual i Fakultetit Juridik të UP “Hasan Prishtina”,  e ka bërë ndaj gjithë neve dhe ndaj publikut të gjërë, në Kosovë dhe përtej, duke gënjyer keq se ka kryer doktoratë në Fakultetin Juridik të Universitetit “La Sapienza” në Romë të Italisë. Përveç këtij mashtrimi, ju do të gjeni edhe një mashtrimi tjetër të kolëgut në fjalë, që ngelet për t’u provuar, dhe që ka të bëj me një doktoratë që ai e ka marrë në Fakultetin Juridik të UP “Hasan Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat