Rexha: Qeveria e Kosovës të jetë më aktive e t’i mbrojë gazetarët

Aktuale

Rexha: Qeveria e Kosovës të jetë më aktive e t’i mbrojë gazetarët

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:50
Xhemajl Rexha

Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe se Qeveria e Kosovës duhet ta dërgojë Policinë e Kosovës aty ku janë gazetarët.

“Nëse Qeverinë e Kosovës, thotë se duhet t’i mbrojë gazetarët, duhet ta dërgojë Policinë e Kosovës aty ku janë gazetarët, i bëjnë veprimet të gjithë duke nisur nga shteti dhe Policia e Kosovës e deri te KFOR-i dhe sjellja e papranueshme e NATO-s” tha ai.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria nuk ka asgjë konkrete të Kosovës për gazetarët, ndërsa gjatë javëve, ai do të provojë të takohet me ministrin e zyrës dhe drejtorisë së policisë.

“Nuk ka asgjë konkrete për gazetarët, qeveria duhet të jetë aktive, gjatë javës do të provojë të kem një takim me Ministrinë e Brendshme dhe drejtorin e policisë, duhet të jenë ata që janë, duhet të jenë masa, të cilat janë të sigurta për gazetarët, duhet ta dimë kujt t’i drejtohemi në momentin që jemi të sulmuar në teren” u shpreh Rexha.

Gjatë intervistës ai u ka bërë kërkesë redaksive të mediave që në veri të dërgohen gazetarët që e njohin terenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat