Bëhen bashkë ish ministrat e Mbrojtjes dhe ish komandantët e UÇK-së

Aktuale

Bëhen bashkë ish ministrat e Mbrojtjes dhe ish komandantët e UÇK-së

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 14:19
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot ka takuar ish ministrat e Mbrojtjes, ish komandantët e ushtrisë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.

Mehaj ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe avancimet që kanë pasur në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së”, thotë ai.

Ministri ka shtuar tutje se në takim kanë biseduar për sigurinë në vend.

“Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës”, ka bërë të ditur Mehaj.

Mehaj ka thënë se “Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat