Xani: Një rimodelim i qëndrimeve të Kosovës është i domosdoshëm

Aktuale

Xani: Një rimodelim i qëndrimeve të Kosovës është i domosdoshëm

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 18:53
Visar Xani

Pozicioni i Kosovës tani është jo shumë i lakmueshëm, qoftë në aspekt diplomatik, qoftë në aspekt të terrenit të krizave, po edhe në aspekt të sfidave të tjera, si ai i sovranitetit, ku ndërthurja e zhvillimeve të brendshme me procese të jashtme diplomatike, që janë ngushtë të lidhura, ka disa shkëputje, por që, megjithatë, nuk jemi në dritën e kuqe.

Kështu deklaroi analisti Visar Xani në “Info Plus”, i cili më tej theksoi se nëse klasa politike nuk këndellet e nuk merr hapin në koordinim , atëherë do të ketë një përkeqësim të situatës, qoftë diplomatike, qoftë të sigurisë të përgjithshme në vend.

Lidhur me vizitën e Lajçakut në SHBA, analisti Xani, vuri në dukje se vizita të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, derisa nënvizoi se SHBA ka ndikim të madh në procesin e dialogut.

Ai më tej shtoi se procesi i dialogut duhet të ketë një koordinim që të ketë një vijimësi të rregullt, apo të ketë një ridizajnim të procesit të dialogut,në rast të paqartësive në proces të dialogut, që të mos krijohen kriza të panevojshme, që dëmtojnë procesin e që, sipas tij, një koordinim me aleatët ndërkombëtarë është mundësi e vetme që të arrihet të marrëveshja finale, e cila hap rrugë për integrime evropiane.

Ndërkaq kërkesës së aleatëve tanë përuljen e tensioneve në komunat veriore, analisti Xani tha se këto janë kërkesa politike, që ndonjëherë nuk janë të arsyeshme, por duke marrë parasysh që nevoja e vendit është të vazhdohet me procesin e koordinimit me ndërkombëtarët, kushtet e kryeministrit Kurti janë vështirë të pranueshme nga aleatët ndërkombëtarë, sepse është e vështirë të ecim vetëm në rrugëtimin tonë, qoftë në shtrirjen e sovranitetit, qoftë në procesin e integrimeve në organizatat ndërkombëtare.

Prandaj një zbutje, një rimodelim i procesit, i qëndrimeve të Kosovës, konsideroj se është i domosdoshëm për të zënë hapin, që të mos kemi pasoja edhe më të mëdha”, deklaroi analisti Xani në “Info Plus”, në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat