Kryetari i “bllokuar” në ndërtesën e komunës, emëron 4 drejtorë

Aktuale

Kryetari i “bllokuar” në ndërtesën e komunës, emëron 4 drejtorë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:38

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka kohë që nuk ka dalë nga zyra e tij. Por, pavarësisht kësaj ai ka vazhduar me kompletimin e kabinetit të tij. Hetemi ka emëruar katër drejtor të drejtorive komunale. Ndërkohë, kabinetet e tyre gati i kanë kompletuar edhe kryetari i Zvecanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Por, ky i fundit ka një telashe. Buxheti komunal I është bllokuar

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi të premten emëroi katër drejtorët e parë të kabinetit të tij.

Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valon Peci e Arjeta Tahiri, kanë marrë udhëheqjen e disa dikastereve komunale.

Gjatë pasdites së të hënës, ata nuk u panë të kenë dalur në vendin tyre të e punës, në fshatin Bistricë.

Për një kohë, atyre u duhet që detyrat t’i kryejnë nga ky objekt, që tash e një kohë shërben si zyrë e gjendjes civile.

Sikur ta, janë duke vepruar edhe komunarët e rinj të Zveçanit e Zubin Potokut.

Në të dy komunat janë emëruar pothuajse shumica e drejtorëve, si dhe të hënën janë pajisur me vulën e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, funksionin e tij po e ushtron nga ky objekt në fshatin Çabër.

“Problemi është tek kapacitetet e zyrave. Ne kemi disa zyre, të kryetarit dhe disa që punojnë këtu, por nuk i kemi të gjitha. Nga 15 drejtori që i kemi, 13 i kemi zgjedhur dhe kemi probleme me hapësira”, ka thënë Zeqiri.

Një problem tjetër është buxheti i bllokuar.

“Është blloku në mungesën e zgjedhjes së organeve. Po presim që të zhbllokohet buxheti, sepse ka asambleistë që nuk janë paguar tash e 5 muaj, natyrisht tash edhe kabineti im. Punëtorët që nuk janë tërheqë janë në proces së pagave, po presim që të ndodhë zhbllokimi dhe të vazhdojmë”, ka vijuar Zeqiri.

Ushtrimi i detyrës nga objekte alternative për kryetarët e rinj të komunave veriore, ka qenë që nga mbajtja e zgjedhjeve një kërkesë e ndërkombëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat