MPJD me njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës

Aktuale

MPJD me njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalur me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës.

Njoftimi i plotë:

 Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.

Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë.

Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat