Hoxha: Kosova t’i bashkërendojë veprimet me Bashkësinë Ndërkombëtare

Aktuale

Hoxha: Kosova t’i bashkërendojë veprimet me Bashkësinë Ndërkombëtare

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 23:35
Abit Hoxha

Serbia ka inspiruar dhunën dhe kjo nuk do koment, por hapat e ndërmarra nga Kosova nuk kanë qenë adekuatë.

Kështu deklaroi Abit Hoxha, ligjërues në Universitetin Agder, në Norvegji, duke shtuar se Kosova është shtet i cili duhet ta luaj rolin e vet ndërkombëtar që duhet t’i bashkërendojë veprimet e saja me Bashkësinë Ndërkombëtare.  

Ai tha se nëse Kosova lutet që duhet ta shtyj një çështje, atëherë ajo duhet ta shtyj për hir të një çështjeje më të madhe, këtu përmendi rastin e targave kur ndërkombëtarët e kanë lutur Kosovën që ta shtyj vendimin për targat për shkak të Ukrainës, gjë të cilën Kosova e ka refuzuar.

Kurse për lirimin e tre policeve të kidnapuar nga njësitet serbe, Hoxha tha se Vuçiq ka ndërmarrë hapa që nuk mundësojnë lirimin e menjëhershëm të tyre, por që ka mundësinë që ai ta luaj rolin e paqedashësit, duke i liruar ata nga paraburgimi me një vendim të tij si president i vendit të tij.

Bazuar në situatën e tanishme në arenën ndërkombëtare, Kosova tani është komplet në pozitë defanzive, jo vetëm për shkak të situatës në veri të vendit, por edhe për shkak të ngurtësisë së marrëdhënieve me vendet mike

“Kosova tani është në pozitë të vështirë sepse komunikimi diplomatik ka tejkaluar diplomacitë ditore, duke rënën në një nivel të komunikimit nëpërmjet mediave, por edhe me një gjuhë mjafte të fortë”, ka thënë Hoxha në Lajmet e fundit në RTK.

Ai më tej shtoi se nuk pyet kush se kush është shkaktari, derisa sqaroi se pritet janë të ndryshme, nga njëra anë për Serbinë nuk ka pritshmëri në anëtarësim në NATO, derisa  Kosova aspiron të jetë anëtare e OKB-së,ndaj duhet të bashkërenditë veprimet e saj me bashkësinë ndërkombëtare, ndaj pritjet e saja janë më të larta se për Serbinë. Ndërkaq një çështje tjetër është se Serbia në planin ndërkombëtar paraqitet si më ndryshe sepse ka dalë në mbështetje të Ukrainës, gjë që Kosova tani duket se është në një pozitë më inferiore.

Ndërkaq lidhur me tërheqjen  e njësive policore nga veriu dhe të kryetarëve shqiptarë në zyra alternative, analisti Hoxha tha se arsyetimi i politikanëve të Kosovës është i ngushtë, ndonëse ka të drejtën ligjore, por që nuk është e mjaftueshme, duke shtuar se demokracia në veri do të zbatohej sikur të ishte aktive komuniteti serb atje në institucionet vendore.

“Çështja e kryetarëve do të ishte mirë që të tërhiqen, që të punohet nga Prishtina, ndërsa njësitet policore është krejtësisht çështje teknike tërheqja e tyre”, tha Hoxha, teksa shtoi se situata është iniciuar nga Lista Serbe, me direktiva nga Vuçiqi, porse ulja e tensioneve në veri të vendit është në duart e Kosovës.

“Vuçiq ka interes shumë të madh ta mbaj krizën gjallë në Kosovë”, nënvizoi Hoxha, duke shtuar se Kosova ka mundësinë që ta vë në pozitë të vështirë nëse koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare në hapat e uljes së tensioneve në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat