Hedhja e koktej molotovit në drejtim të veturës së policisë në Leposaviq, nisin hetimet

Aktuale

Hedhja e koktej molotovit në drejtim të veturës së policisë në Leposaviq, nisin hetimet

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 10:25
Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me prokurorin kujdestar, është inicuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Kjo pasi që me datë 15 qershor, të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të policisë.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 18:00, në Leposaviq dhe është në procedurë hetimore.

Po ashtu gjatë kësaj dite protestuesit serb kanë sulmuar edhe gazetarët ku nëntë prej tyre kanë pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat