Grenell tha se ka pasur ide për largimin e KFOR-it, Surroi: Demonstrim i pabesueshëm i paaftësisë së diplomacisë Trump

Aktuale

Grenell tha se ka pasur ide për largimin e KFOR-it, Surroi: Demonstrim i pabesueshëm i paaftësisë së diplomacisë Trump

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:21
Veton Surroi.

Richard Grenell, këshilltar i ish-presidentit amerikan, Donald Trump në emisionin “Real american’s voice” ka thënë se në kohën e Trumpit aq shumë kishte progres në dialogun Kosovë-Serbi sa që ishte hedhur si ide mundësia për largimin e forcave të NATO-s nga Kosova.

Grenell më tej theksonte se gjatë mandatit të Trumpit kanë arritur marrëveshje dhe ka pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi.

E lidhur me këto deklaratën dhe idenë për mundësinë e largimit të forcave të NATO-s nga Kosova për shkak të progresit në dialogun Kosovë-Serbi gjatë mandatit të Trumpit ka reaguar publicisti Veton Surroi.

Ai e quan demonstrim të pabesueshëm të paaftësisë së diplomacisë së Trumpit idenë e tërheqjes së forcave të NATO-s.

“Demonstrim i pabesueshëm i paaftësisë së diplomacisë Trump në negociatat Kosovë-Serbi, duke përfshirë  duke luajtur me idenë e tërheqjes së forcave të NATO-s nga Kosova në këmbim të fluturimeve me kosto të ulët të Lufthansa ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit… Dëshpëruese…”, shkruan Surroi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat