Ish-inspektori i AKI-së: Situata në Kosovë është në formulën “ngrijë veriun, shkrijë të tjerët”

Aktuale

Ish-inspektori i AKI-së: Situata në Kosovë është në formulën “ngrijë veriun, shkrijë të tjerët”

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:35
Burim Ramadani,

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence, Burim Ramadani, konsideron se faktori ndërkombëtar me të drejtë e quan përgjegjëse Kosovën për nxitje të tensioneve në veri të vendit.

Sipas tij, institucionet e Kosovës, është dashur ta fillojnë fushatë te faktori ndërkombëtar, për t’i treguar dëshmitë e saja për veprimet që është duke i ndërmarrë në atë pjesë. 

Ai ka shprehur shqetësime edhe për mungesë koordinimi me faktorin ndërkombëtar, teksa rikujton deklaratat e sekretarit të NATO-s, i cili fajësonte Kosovën për veprime të pamatura në veri. 

“Fatkeqësisht edhe pse Kosova është në të drejtën e vet, në territorin e vet dhe duke vepruar në bazë të ligjshmërisë ajo që duket tepër qartë është se megjithatë faktori ndërkombëtar ka adresuar përgjegjësinë e nxitjes së tensioneve edhe nga veprimet që ata i kanë quajtur të njëanshme të Kosovës dhe ky deklarim i cili ka ndodh edhe përafërsisht para një viti sekretari i Përgjithshëm i NATO-s edhe atëherë është dashur të merret si alarm për lidershipin e institucioneve të Kosovës që të fillojnë një fushatë diplomatike, informuese për të gjitha shtetet anëtare të NATO-s e botës demokratike për të treguar e dëshmuar argumentet e veta sepse Kosova po vepron në mënyrën se si po vepron”, u shpreh Ramadani, teksa hedh kritika edhe në diplomaci.

Sipas Ramadanit, veprimet e Kosovës rrezikojnë që pjesën e veriut ta rikthejë në një administrim ndërkombëtar.

“Në mungesë të kësaj, në një mrizim diplomatik dhe në një mbyllje totale, normalisht që rreziku mbetet që Kosova edhe më tutje të shihet si përgjegjëse për tensionim dhe duke u bazuar në mundësinë reale të rikthimit të zbatimit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, atëherë mund të rrezikohet që veriu i Kosovës të vendoset në një administrimi ndërkombëtar në mënyrë që krejt periudha e ardhshme të mbetet e ngrirë, pra ‘ngrije veriun, shkrijë të tjera’, ekziston një formulë alternative për të cilën definitivisht po shkakton rrezik për sigurinë kombëtare dhe që institucionet e Kosovës duket që nuk kanë qenë fare të kujdesshme ndaj kësaj formule”, u shpreh Ramadani.

Teksa ka folur për EO për veprimet e institucioneve, Ramadani shprehet se Kosovës i kanoset rreziku që të kthehet në gjendje të ngrirë sipas formulës “ngrijë veriun, shkrijë të tjerët”. Kjo sipas tij, bëhet nëse nuk ka veprime të përbashkëta me faktorin ndërkombëtar.

“Nëse lidershipi i institucioneve të Kosovës nuk rikthehet në vendime strategjike të përbashkëta dhe reagime të përbashkëta me faktorin ndërkombëtarë, rrezikon seriozisht që veriu të kthehet në gjendje të ngrirë sipas formulës ‘ngrijë veriun, shkrijë të tjerët’. Ky është një prej dëmeve serioze që i bëhet sigurisë kombëtare dhe për këtë lidershipi i institucioneve të Kosovës ka obligim Kushtetues dhe kombëtar që ta rikthejë gjendjen në një bashkëpunim dhe bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar”, u shpreh Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat